Iu ça aorta, shpëton mrekullisht 17-vjeçari pas ndërhyrjes me sukses nga spitali Hygeia

schedule20:40 - 8 Maj, 2021

schedule 20:40 - 8 Maj, 2021

17 vjeçari me rupture (çarje) të aortës trajtohet me sukses nga mjekët kardiologë të spitalit Hygeia.

Si rezultat i një aksidenti dhe specifikisht një traumë të lokalizuar në toraks, 17 vjeçari Nensi Lleshi u diagnostikua me çarje të aortës, problem ky i cili i shkaktonte dhimbje të forta të kraharorit, pamundësi të lëvizjes dhe me kryesorja, i rrezikonte seriozisht jetën pacientit.

Dr. Maksim Llambro, mjek kardiolog invaziv dhe njëkohësisht shef i departamentit të kardiologjisë në spitalin Hygeia në bashkëpunim me mjekët e tjerë të këtij departamenti arritën të realizojnë me sukses ndërhyrjen mini invazive (pa kirurgji) përmes së cilës u arrit të trajtohet definitivisht problemi i 17 vjeçarit.

Përmes arteries lokalizuar në këmbë (rrëzë kofshës) si dhe nëpërmjet një kateteri/sonde vendoset një protezë e cila vesh pjesën e brendshme të arteries duke përjashtuar zonën ku ajo ka pësuar rupture.

Për më tepër mbi këtë rast suksesi ju ftojmë të ndiqni videon me dëshminë e vetë pacientit i cili tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti mund t’i rikthehet aktiviteteve të përditshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!