Pritet publikimi nga klubi, Neymar ka firmosur kontratën e re me PSG

schedule12:36 - 8 Maj, 2021

schedule 12:36 - 8 Maj, 2021

Neymar dhe PSG kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re dhe pritet vetëm njoftimi i kampionëve në fuqi të Francës që arrijnë kështu të bëjnë një hap të madh për të ardhmen.

Fabrizio Romano raporton se kontrata është firmosur nga braziliani dhe gjithçka është e mbyllur. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026, me mundësinë e rinovimit edhe për një sezon tjetër.

Nga kjo kontratë Neymar do të përfitojë 30 milion euro neto në sezon, ndërkohë që PSG ka përfshirë në marrëveshje edhe një bonus të “majmë” për sulmuesin në rast se fitojnë Champions League. /abcnews.al