Një automjet i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se kamioni i ngarkuar me materiale ndërtimi është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.
Për pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit 60-vjeçari Xh. K., banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihen sasi të mëdha tymi që dalin nga automjeti i ndaluar në rrugë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.