Grabisnin dyqane celularësh, arrestohen 2 persona në Dibër, procedohen penalisht 2 të tjerë

schedule12:27 - 8 Maj, 2021

schedule 12:27 - 8 Maj, 2021

Policia e Dibrës, bën me dije se janë dokumentuar dy grabitje të ndodhura në dyqanet celularë në Peshkopi dhe në Maqellara.

Nga zbardhja e kësaj ngjarje kanë rënë në pranga 19-vjeçari A.Ll dhe 30-vjeçari M.P., të dy banues në Bulqizë.

Gjithashtu sipas policisë janë proceduar penalisht K. V dhe K. H., të dy 17 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë.

Nga ky operacion janë sekuestruar nga Policia sendet e gjetura të vjedhura nga autorët dhe dy automjete me të cilët udhëtonin.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Dibër/Informacion

Vijon puna intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të dyqaneve celularë të ndodhura në qytetin e Peshkopisë dhe në Maqellarë.

Vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë si dhe procedohen penalisht dy shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat  u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i dy vjedhjeve  dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasve :

  1. A.Ll., 19 vjeç, M. P., 30 vjeç banues në Bulqizë.

U proceduan penalisht shtetasit K. V., 17 vjeç, K. H., 17 vjeç; si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me një tjetrin,  në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një  53-vjeçari, dhe më pas celularët e vjedhura i’a kanë dhënë për qëllime përfitimi  shtetasit M. P., ku ky i fundit i ka fshehur, me qëllim  mosgjetjen e tyre nga kontrolli i Policisë.

Po në vijim të hetimit,  ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur janë autorë dhe të vjedhjes së një dyqani celularësh në qytetin e Peshkopisë, ku kanë arritur të marrin disa celularë.

Janë sekuestruar nga Policia sendet e gjetura të vjedhura nga autorët dhe dy automjete me të cilët udhëtonin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Vijon puna intensive për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartëpërmendur.

/abcnews.al/