Juventusi nuk po kalon një moment të mirë. Bardhezinjtë mund të dënohen nga UEFA për shkak se nuk është tërhequr nga ideja e Super League, ndërkohë që edhe sportivisht rrezikojnë të mos sigurojnë kualifikimin në Champions League.
Në këto kushte janë shumë drejtues në rrezik dhe nuk bën përjashtim as drejtori sportiv, Fabio Paratici. Kontrata i përfundon më 30 qershor dhe mendohet se do të rinovojë. Gjithsesi ka zëra që mund edhe të ketë ndonjë lëvizje.
Në skenë ka dalë klubi i Bayern Munich, sikurse raporton Calciomercato. Gjermanët po mendojnë bashkëpunimin me Paratici, nëse ai do të largohet nga Juventusi, klub që mund të bëjë revolucion në verë. /abcnews.al