Monolog nga Erion Kristo: E kuptuam gabim ndryshimin, tani duhet një opozitë e freskët

schedule21:29 - 7 Maj, 2021

schedule 21:29 - 7 Maj, 2021

Monolog nga Erion Kristo

Nëse opozita është pasuri kombëtare ashtu siç thonë, na lejohet dhe ne që nuk jemi pjesë e saj të themi dy mendime. Pse? Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për opozitë të fuqishme dhe mesa kuptohen gjasat, opozita nuk e ka këtë fuqi. Ne e kuptuam gabim ndryshimin.

Ne menduam se ndryshim ishte çohu prift të ulet hoxha. Në fakt ndryshimi duhet të vinte në të gjitha dimensionet. Në radhë të parë në qytetari, në radhë të dytë në nevojën që të gjithë kemi për të respektuar ligjin dhe jo vetëm një pjesëz e jona. A pati zgjedhje në 2021, për mua jo. Qe një përsëritje, një deja-vu e 2017, pak a shumë fjalë për fjalë ashtu siç ndodhi në 2017. Edhe kaseta që vuri opozita për të justifikuar humbjen është po e njëjta e 2017. “Ma vodhën”.

Por unë po ju them edhe Berisha kur mundi Fatos Nanon nuk e kishte më të lehtë, as Rama kur mundi Berishën nuk e kishte më të lehtë, por ata u përballën dhe arritën të fitonin pa pasur asnjë mbështetje institucionale, për mua mbani kë të doni, nuk është qëllimi im të jap receta nëse duhet hequr Basha apo Berisha apo kushdo tjetër, por ajo që bie më shumë në sy është kjo gjë, në rast se brenda partive të rëndësishme të vendit tonë nuk ka demokraci të brendshme, askush nuk duhet të shpresojë që mungesa e demokracisë brenda një partie do të shoqërohet me ardhjen e demokracisë për të gjithë shqiptarët. Thirrja ime e vetme është kjo: një opozitë e fuqishme, e re dhe e freskët mund të bëjë gjithë dallimin.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!