Lideri kryesor i opozitës në Indi, Rahul Gandhi paralajmëroi të premten se nëse vala e dytë vdekjeprurëse e COVID-19 nuk vihet nën kontroll ajo do të shkatërronte Indinë si dhe do të kërcënonte pjesën tjetër të botës.
Në një letër, Gandhi i kërkoi Kryeministrit Narendra Modi të përgatitej për një tjetër bllokim kombëtar, të përshpejtojë një program vaksinimi në të gjithë vendin dhe të gjurmojë shkencërisht virusin dhe mutacionet e tij.
Gandhi tha se kombi i dytë më i populluar në botë ka përgjegjësi në “një botë të globalizuar dhe të ndërlidhur” për të ndaluar rritjen shpërthyese të COVID-19 brenda kufijve të tij.
“India është shtëpia e një në çdo gjashtë qenie njerëzore në planet. Pandemia ka demonstruar se madhësia, larmia gjenetike dhe kompleksiteti ynë e bëjnë Indinë tokë pjellore që virusi të shndërrohet shpejt, duke e shndërruar veten në një formë më ngjitëse dhe më të rrezikshme, “shkroi Gandhi.
“Lejimi i përhapjes së pakontrollueshme të virusit në vendin tonë do të jetë shkatërrues jo vetëm për njerëzit tanë por edhe për pjesën tjetër të botës,” shtoi ai.
Varianti B.1.617 shumë infektiv i COVID-19 i Indisë tashmë është përhapur në vendet e tjera, dhe shumë kombe kanë ndërprerë ose kufizuar lëvizjet nga India. g.v/abcnews.al

