European Super League duket se nuk është dashuri e një nate vere. Tre klube nuk heqin dorë prej saj dhe bëhet fjalë për Juventus, Real Madrid dhe Barcelona. Të tria mendojnë se të ardhurat ndahen në mënyrë të padrejtë dhe duhet një kompeticion i ri për t’i rregulluar gjërat.
Lufta me UEFA-n është e hapur. Qeveria e futbollist europian është gati t’i dënojë 12 klubet rebele për krijimin e një kompeticioni të re, që bie ndesh edhe me statutin. UEFA deri më tani ka bindur 8 prej klubeve (Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Liverpool, Atletico Madrid, Inter) që të tërhiqen përfundimisht.
Ato do të gjobiten për nismën e tyre, ndërsa katër klubet e tjera (Milani rrezikon nëse nuk pranon marrëveshjen me UEFA-n) mund të pezullohen me 2 vite pjesëmarrjen në Champions League. Sigurisht kjo nuk u shkon për shtat dhe janë të bindur që UEFA nuk mund t’i dënojë.
New York Times ka publikuar një artikull të gazetarit Tariq Panja, i cili shkruan se tre klubet rebele tani kërcënojnë pjesën tjetër të klubeve që themeluan së bashku European Super League. Nëse ato pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen me UEFA-n, atëherë do të gjobiten për shkeljen e marrëveshjes.
Florentino Perez e ka thënë prej kohësh diçka të tillë dhe tani në media vijon të përforcohet si skenar, edhe pse European Super League u konsiderua kompeticion i dështuar 48 orë pas shpalljes së idesë.
Reali, Barcelona dhe Juventusi po mundohen me çdo kusht ta mbajnë gjallë këtë ide të madhe që do u sillte atyre shumë të ardhura. Milani është klubi i nëntë që ka në dorë shkrirjen e Super League. Nëse kuqezinjtë pranojnë propozimin e UEFA-s, atëherë gjithçka ka mbaruar. /abcnews.al