Në puntatën e radhës të emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi u diskutua për ngjarjet më të rëndësishme politike në vend. Përpjekje për të hedhur dritë për ato personazhe që me dashje apo pa dashje janë bërë pjesë e realitetit politik në vend. Të ftuarit e sotëm ishin: Shefqet Muçi jurist, Jordan Daci jurist, Spartak Koka gazetar, Armand Bajrami gazetar.
Diskutim mbi dosjen “Babale” dhe audiopërgjimin e famshëm të kësaj çështjeje të lançuar që në maj të këtij viti. Fillimisht u bë një përmendje kronologjike e situatës. Ku u tregua se Alfred Alizoti ka pranuar se ishte ai që fliste ne audiopërgjim, kjo gjë e pasqyruar dhe në tabulatet telefonike. Alizoti në deklarimet para prokurorëve tha se i kishte premtuar një shumë prej 200.000 mijë eurosh dhe fakti që nuk kishte marrë këto para kishte bërë që të vetëdeklarohej.
Sipas Kokës, nga publikimi i videos mbrëmjen e kaluar situata ka marrë nje tjetër rrjedhë, prokuroria sqaroi se Alizoti është shoqëruar nga punonjës të policisë Fier më 1 qershor pas kërkesës së porkurorisë. Sipas të ftuarve, gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si person që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar duke bërë biseda për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audiopërgjimit.
Muçi shprehet se ajo që e ngatërron problemin është vetë politika. Kemi të bëjmë më ndërhyrjen në pushtetin gjyqësor. Duke u marrë me provat organet e shtetit deformojnë provat dhe disinformojnë publikut dhe çorjentojnë organet e drejtësisë. Sipas Dacit duhet të rezervohemi me daljen e konkluzioneve të prerave pasi mund të dalin surpriza nga ekspertiza. Përderisa nuk ka një provë të qartë nuk mund të shërbejnë.
Muçi: Me sistemin e drejtësisë në përballje të çështjeve Xhisiela-Babale çorientojne prokurorinë, nuk u interesojnë popullit por vetëm atyre që kërkojnë të shmangin vëmendjen e popullit nga hallet e përditshme.
Daci: “Gjykata e Krimeve të Rënda Gestapo moderne me zero pafajësi, njerëzit po masakrohen nga ky sistem dhe kjo lloj qasje, jo vetëm dëmton drejtësinë por edhe interesat e qytetarëve.”/abcnews.al