Koronavirusi i merr jetën fëmijës 1-vjeçar në Prishtinë

schedule15:26 - 7 Maj, 2021

schedule 15:26 - 7 Maj, 2021

Një fëmijë vetëm një vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Siç raportuan autoritetet e shëndetit në vend, në 24 orë humbën jetën si pasojë e koronavirusit katër persona.

Mes tyre ishte edhe fëmija në Prishtinë si dhe një 78-vjeçar nga Ferizaj, një 67-vjeçar nga Mitrovica dhe një 42-vjeçar nga Podujeva. Nuk dihet ende nëse fëmija kishte probleme të tjera shëndetësore shoqëruese.

Gjithashtu, IKSHPK njoftoi se brenda ditës u regjistruan në vend 170 raste të reja me COVID-19 nga 2,500 testime të kryera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!