“Eskobari i Ballkanit”, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin

schedule11:19 - 7 Maj, 2021

schedule 11:19 - 7 Maj, 2021

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Met Kananin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Burime zyrtare për ABC nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se, Kanani për të njëjtin fakt është dënuar edhe në shtetin turk dhe për këtë nuk mund të vazhdojnë hetimet.

Ndërkohë ndaj tij, SPAK vijon hetimin pasuror të nisura nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda në bazë të ligjit antimafia.

Vitet e fundit, Met Kanani kishte ngritur një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike në Turqi-Greqi-vendet e BE dhe Maqedoni-Shqipëri- vendet e BE. Organizata e Met Kananit trafikonte gjithashtu kokainë nga Amerika Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendeve të BE-së.

Policia dhe Prokuroria shqiptare njoftuan për goditjen ndaj grupit të Met Kananit në Shqipëri. 18 persona u arrestua, pjesa më e madhe e të cilëve në vendin tonë. Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim edhe me agjenci ligjzbatuese të vendeve të tjera partnere. Kreu i kësaj organizate të fuqishme kriminale, Met Kanani është arrestuar në Turqi disa kohë më parë dhe ndodhet në burg, së bashku me disa shqiptarë të tjerë bashkëpunëtorë të tij./abcnews.al/