Bushati: Nis puna për evidentimin e nevojave që duhet të plotësojë Shqipëria 

schedule16:47 - 10 Tetor, 2018

schedule 16:47 - 10 Tetor, 2018

Ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati ka deklaruar se ka nisur puna për një paketë strategjike për bashkëpunimin institucional si dhe evidentimin e nevojave që vendi ynë ka për të plotësuar gjatë procesit “screening” i cili i paraprin nisjes së negociatave të një shteti me Unionin Europian.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati sëbashku me drejtorin e përgjithshëm të politikave të fqinjësisë dhe zgjerimit në Komisionin Europian Christian Danielsson morën pjesë në seminarin me titull “impakti i negociatave të antarësimit në punën e autoriteteve dhe ministrive relevante – mësime të nxjerra nga Republika e Kroacisë.

Ditmir Bushati: Për ne 2019 është një horizont i hapur me kalendar të qartë dhe me detyra shtëpie të qarta, të cilat synojmë që t’i realizojmë së bashku me ndihmën e KE në mënyrë që qershori i 2019-ës të jetë një proces i finalizaur me fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ne po punojmë për të thelluar procesin  e reformave, së bashku me delgeacionin evropian kemi bërë një analizë të nevojave që duhet të adresojmë në këtë proces. Kemi përgatitur një skemë të bashkëpunimit ndërinstitucional që kombinon vendimmarrjen politike përfshirjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministrit dhe Ministrave për çështje kyçe, që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës. Gjatë këtij viti ne synojmë të fuqizojmë rolin tonë koordinues edhe në raport me institucionet që janë të pavarura. Ky është një proces ku ne synojmë të anëtarësohemi në BE dhe duhet të përshtasim legjislacionin, politikat, mënyrat e funksionimit të institucioneve me standardet që imponohen nga BE.

Aktiviteti u parapri nga një takim i ministrit të jashtëm shqiptar Bushati me zotin Danielsson, ndërsa seminari u organizua dhe financua nga isntrumenti për asistencë teknike dhe shkëmbim informacioni i Komisionit Europian. /abcnews.al