Varianti indian i Covid-19, shqetësues në Mbretërinë e Bashkuar

schedule07:45 - 7 Maj, 2021

schedule 07:45 - 7 Maj, 2021

Ekspertët e Shëndetit Publik, kanë ngritur shqetësimin për variantin indian të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet shëndetësore kanë zbuluar variantin e njohur si B.1.617.2., i cili duket se është përhapur më shumë se të tjerët në Angli.

Sipas shkencëtarëve ky variant transmetohet më shpejt se varianti i Covid që u zbulua për herë të parë në Wuhan në Kinë.

Ndërkohë variante në Afrikën e Jugut dhe në Brazil janë vlerësuar si variante me rrezik të lartë në në Mbretërinë e Bashkuar, por tashmë sëbashku me variantin Indian përhapja e infeksionit është më e shpejtë.

Besohet se më shumë se 500 raste të B.1.617.2 janë zbuluar në të gjithë Anglinë, prej të cilëve më shumë janë regjistruar në Londër.

Sakaq autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se vaksinat aktuale ofrojnë një shkallë mbrojtjeje nga koronavirusit, por asnjëherë nuk mund të ndalojë plotësisht të gjitha infeksionet e Covid, veçanërisht tek të moshuarit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!