Ndonjëherë të dish se ku të kërkosh kur ke nevojë për ndihmë është mjaft e dobishme në vetvete. Pra, nëse periudha që po kalojmë tani është mjaft e vështirë për ju, koha që kaloni në shtëpi, veçanërisht nëse jeni vetëm, mund t’ju bëjë “të çmendur”.
Në mënyrë që kjo të mos ndodhë, por edhe të përpiqeni të relaksoheni dhe eleminoni sa më shumë stresin që keni, merrni dhjetë ide se çfarë mund të bëni në shtëpi. Ide që do ju ndihmojnë të mos mërziteni kurrë, por gjithashtu do të lehtësojnë stresin tuaj në një mënyrë konstruktive.
- Ka shumë studime që kanë lidhur pastrimin e shtëpisë me lehtësimin e stresit. Vish pra dorezat, merr kovën dhe kalo kohën tënde duke pastruar shtëpinë tënde.
- A mendoni se nuk do të merreni vesh me tërë shtëpinë? Mundohuni të filloni me vetëm një dhomë ose një hapësirë më të vogël, siç është frigoriferi juaj.
- Pasi të keni mbaruar me këtë, trajtojeni veten pak duke shijuar një gotë verë. Mund t’ju ndihmojë të heqni qafe stresin. Sidoqoftë, mos harroni ta shijoni gjithmonë me moderim, duke shmangur ekzagjerimet.
- Piqni diçka. Hulumtimet kanë treguar se pjekja ndihmon në uljen e stresit.
- Organizoni dollapin tuaj dhe lini mënjanë disa nga pjesët që nuk keni nevojë t’i dhuroni për organizatat shoqërore.
- Rregulloni shtratin tuaj. Nëse dëshironi të rinovoni dhomën tuaj të gjumit, ndërroni çarçafët për një ndjenjë më të freskët.
- Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar ndërsa bëni punët e shtëpisë. Do të zbuloni se do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak melankolik.
- A ndiheni shumë të shqetësuar për arritjen e qëllimit tuaj të ardhshëm ose a është ndaluar projekti që keni ndërmarrë për shkak të rrethanave? Bëni plane për një përpjekje të ardhshme kur të gjendeni në situatën ideale, duke shkruar idetë tuaja në një listë.
- Organizoni bibliotekën, zyrën tuaj ose ndonjë pjesë tjetër të shtëpisë tuaj që është stresuese për ta parë./abcnews.al