“Do t’i pëlqente ta kishte Messin te City, uroj që Pep të kthehet te Barça”

schedule21:57 - 6 Maj, 2021

schedule 21:57 - 6 Maj, 2021

Babai i Pep Guardiolës, Valenti Guardiola ka folur rreth mundësisë që Leo Messi të transferohet te Manchester City dhe dëshirave që ka në lidhje me djalin e tij. Do i pëlqente ta shihte një ditë sërish në “Camp Nou”, por jo në stolin e Spanjës.

Në prononcimin e dhënë për Radio Villa Trinidad, Valenti ndalet edhe te ylli argjentinas. “E kam parë Messin duke luajtur në Mini Estadi, ishte 12 apo 13 vjeç. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një kampion.

Mendoj se Pep nuk do t’i vinte aspak keq ta kishte Leo Messin te Manchester City. Mua do të më pëlqente ta shija djalin tim përsëri te Barcelona, nuk e përjashtoj rikthimin e tij, si trajner ose thjesht për të dhënë këshilla“.

Në fund një lëvizje që nuk do i pëlqente dhe vështirë që Pep do ta bëjë në të ardhmen. Si një katalanas puro që është nuk do donte ta shihte djalin e tij asnjëherë në stolin e Spanjës. “Nuk më pëlqen ta shoh në stolin e ekipit kombëtar“, deklaron Valenti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!