Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka kujtuar Luan Haradinajn, i cili u vra 24 vite më parë . Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkruan ndër të tjera se Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë.
“Në 24 vjetorin e Luanit
Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë.
Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas,” ka shkruar Kurti.
Luan Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt, u vra në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe më 6 maj 1997.