Aktori i njohur i humorit Julian Deda i cili është angazhuar pranë PD, i është përgjigjur zërave kritikë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij. Deda thotë se ata që tregojnë gishtin për të treguar përgjegjësitë duhet të kishin ngritur dy gishtat në fushatë.
“E di si është puna e debatit brenda PD. Më bëhet shumë qejfi që diskutohen çështjet e PD që tregon që ajo parti nuk është vetëm e demokratëve por është aset kombëtar dhe të gjithë duam që ajo të performojë sa më mirë.
Sa më mirë të performojnë të dy partitë aq më mirë për ne shqiptarë. Ajo që më bën përshtypje është se kanë filluar këta që tregojnë gishtin ik ti, bëj ti, çohu ti. Mos ashtu, je dorëheqjen mos jep dorëheqjen. Ore jam dakord. Mund të kërkohet dorëheqja e kryetarit pot që ta bësh këtë duhet të kishe kontribuar ti përpara.
Që ta ngresh gishtin duhet të kishe ngritur dy gishtat në fushatë. Pa dy gishta nuk ka një gisht, harroje. Se nuk është as korrekte dhe as burrërore. Po nuk pate ngritur dy gishtat nuk mund të drejtosh një gisht”, shprehet Julian Deda./mv.abcnews.al