PAMJET/ Vrasja në Elbasan, momenti kur 58-vjeçari i afrohet gruas me thikë dhe kallashnikov në duar

schedule19:13 - 6 Maj, 2021

schedule 19:13 - 6 Maj, 2021

ABC siguron pamjet nga momenti i vrasjes së ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku Liljana Buzo 54-vjeç u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Koço Buzo. Nga pamjet në zonë duket momenti kur ai i ka ndërprerë rrugën të ndjerës, teksa në një dorë mbante një thikë ndërsa në tjetrën kallashnikovin. Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Aldo Kozarja se autori e ka goditur gruan fillimisht me thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov.

E ndjera u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes, avokatit dhe kalimtarit, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.

Si nisën konfliktet mes çiftit 

Liljana Buzo ishte kërcënuar nga 58 vjecari mbrëmjen e së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë. Koço Buzo ish polici i bëri priti 50 metra larg ambienteve të saj tek rruga “Ismail Dërbova” dhe më pas i qëlloi për vdekje.  Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë, ndërsa njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. E shoqja kishte punuar më herët si infermiere në spitalin “Xhaferr Kongoli”.

/mv.abcnews.al