Një grua gjermane është arrestuar në Majorca për mashtrim. Ajo dyshohet se ka trilluar vdekjen e saj për të përfituar para.
Gruaja 47-vjeçare, e arrestuar nga policia spanjolle, dyshohet të ketë përvetësuar rreth 1 milion euro nga firma gjermane e energjisë diellore ku punonte, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Detektivët privatë të punësuar nga firma “nuhatën” në rrjetet sociale dhe zbuluan se ajo kishte një qen qimedredhur “gjigant”. Është pikërisht qeni i saj, racë e rrallë që do të çonte kompaninë të binin në gjurmët e saj.
Pas arrestimit, gruaja ka pranuar se ka falsifikuar vdekjen e saj, shkruan abcnews.al.
Detektivët e gjurmuan atë në një vilë elegante në Santa Ponça pasi panë një burrë që ecte një qen qimedredhur, që nuk është një racë shumë e zakonshme në ishull.
Të Mërkurën, policia në Majorca konfirmoi detajet të cilat fillimisht u raportuan nga gazeta e përditshme lokale Diario de Mallorca.
Historia filloi në nëntor kur gruaja u thirr në një seancë gjyqësore në Palma, Majorca. Por dyshimet u ngritën në firmën e energjisë diellore për të cilën ajo punoi në Rostock, Gjermaninë veriore, kur prindërit e saj raportuan se ajo kishte vdekur në një aksident me makinë në mars të vitit 2020.
Policia e cituar nga Diario de Mallorca tha se ajo në të vërtetë kishte jetuar në Majorka me dokumente false. g.v/abcnews.al