Gjykata e Posaçme ka shfuqizuar vendimin për sekuestron e materialeve të portalit ”Lapsi.al”. GJKKO ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, për këtë medie.
SPAK disa javë më parë vendosi sekuestron e serverit të kompjuterave, por Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e rrëzoi duke urdhëruar shfuqizim të vendimit.
Para zgjedhjeve të 25 prillit, Lapsi.al nxori një databazë të të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarë në Tiranë, e cilësuar se skemë patronazhistësh, nga Partia Socialiste. Kjo solli debat në opinionin publik dhe politikë, duke e cilësuar si shkelje të privatësisë. g.v/abcnews.al