15 milion € për kartonin dhe kontratë 5-vjeçare, Milan-Maignan e kryer

schedule14:47 - 6 Maj, 2021

schedule 14:47 - 6 Maj, 2021

Lille ka nevojë për para dhe pritet të shesë portierin Mike Maignan, i cilësuar si portieri më i mirë në Ligue 1 sezonin e fundit. “Gardiani” ka arritur marrëveshjen me Milanin.

RMC Sport shkruan se palët kanë rënë dakord për të nënshkruar një kontratë të vlefshme për 5 vite, ndërkohë që më parë në mediat italiane është raportuar se portieri do të përfitojë 3 milion euro në sezon.

Për kartonin e Maignan Milan do të paguajë 15 milion euro dhe sikurse kuptohet bëhet fjalë për një operacion që financiarisht nuk i rëndon kuqezinjtë, sikurse do të ndodhte nëse i plotësohen kërkesat portieri Donnarumma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!