Basha takim me Ramën për bashkëpunim? Nishani: Nëse ka ndodhur, është tradhti e madhe

schedule12:40 - 6 Maj, 2021

schedule 12:40 - 6 Maj, 2021

Grupimi “Për PD-në” kanë dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme ku edhe një herë kanë kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës si kreu i Partisë Demokratike.

Sipas tyre dorëheqja e Bashës, është nisja e ri-ngritjes së Partisë Demokratike. Kujtojmë se grupi në fjalë përbëhet nga figura të larta në PD si, Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha .

Edith Harxhi është shprehur se PD pas humbjes në zgjedhje i duhet një riformim i menjëhershëm.

Haxhi: “Dorëheqja duhet të jetë e menjëhershme dhe e parevokushme më pas do diskutojmë se si do bëhet gara. Nuk po flasim më për largimin apo një kandidati të ri në Parti. Na duhet një riformim. Nuk ka rëndësi vullneti por fryma dhe modeli që i duhet PD”

Nishani: Është ngritja e një imazhi tjetër i PD. Institucionalizmi. Do na bashkohen qindra e mijëra të tjerë. Rasti i statutit të PD është të mos u shërbejë aksioneve. Është statut që është bërë për pamundësi institucionale. Kryetari i Këshillit Kombëtar duhet të marrë leje nga kryetari aktual për të thirrur Këshillin. Janë instrumente dhe mekanizma. Më e para është marrja e përgjegjësisë politike nga ajo që ka dështuar. Ne synojmë, përfshirje, liri dhe askion.

“Kanë qarkulluar disa lajme. Nëse ka tentativë të tillë është ajo që do realizonte drojën më të madhe që ka ekzistuar. Tentativa për ta kthyer PD një aneks të Edi Ramës. Do ishte asgjësimin përfundimtar. Edhe nëse ndodh kjo tradhti e madhe. Të dobishëm për projektin për asgjësimin e alternativës qeverisëse. Nëse është e  vërtetë është një thikë pas shpine.”

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!