Barcelona dhe PSG nuk i kanë raportet e mira që kur francezët vendosën të paguajnë klauzolën e lirimit të Neymar dhe vendosën rekordin e transferimeve, me 223 milion euro të paguara për sulmuesin brazilian.
Neymar po bisedon me PSG-në për të rinovuar marrëveshjen, pasi aktualja i përfundon më 30 qershor të vitit 2022. Optimizmi është i madh se sulmuesi do të pranojë të firmosë, duke u nisur edhe nga deklarata e vetë lojtarit.
Gjithsesi eliminimi nga Champions League në gjysmëfinale ka rikthyer sërish pistën e Barcelonës. Këto zëra duket se e kanë shqetësuar PSG-në dhe sipas Catalunya Radio klubi francez i ka dërguar një mesazh katalanasve, për ta lënë të qetë lojtarin e tyre.
Momentalisht Barcelona nuk ka të drejtë ta kontaktojë sulmuesin, pasi është nën kontratë dhe diçka e tillë është kundër rregullave. Vetëm në janar të 2022 i lind e drejta që të nisë bisedimet, madje edhe të bëjë para-kontratë. /abcnews.al

