Mjekja tregon historinë prekëse: Pacientja më tha le të vdes në duart e tua

schedule08:22 - 6 Maj, 2021

schedule 08:22 - 6 Maj, 2021

Mbrëmjen e së mërkurës përballë njëra-tjetrës në emisionin “E ardhmja është vajzë” ishin këngëtarja Irini Qirjako dhe mjekja kirurge, Lida Shosha.

Kjo e fundit në rubrikën “Në mundsh” ndau një histori shumë prekëse me një paciente nga Kosova, e cila ishte në rrezik për të vdekur, por që fal punës së mjekëve ia doli të shpëtojë.

Shosha e ka konsideruar këtë moment si më të vështirin dhe më stresantin që ka kaluar ndonjëherë.

Mjeku sidomos kirurgu sfidohet shumë. Ne jemi në një betejë konstante, jemi në një ring ku në njërën anë është mjeku dhe pacienti, në anën tjetër është vdekja dhe ti përpiqesh ta marrësh, ta shpëtosh nga kthetrat e vdekjes. Nëse unë do ta vazhdoja fjalinë që ju thatë, në mundsh të sfidosh vdekjen dhe të rilindësh përsëri, ka shumë momente të vështira dhe sfiduese, ku unë e kam ndjerë veten në një situatë të jashtëzakonshme.

Po përmend vetëm njërën, një paciente e imja nga Kosova, e cila kishte një formacion të lartë tumoral, ishte 42-vjeçe. Kolegët e Kosovës e kishin hapur, e kishin parë që tumori ishte tmerrësisht i madh dhe e kishin mbyllur sërish. Kurse ajo vjen nga Kosova dhe para derës sime thotë dua një konsultë me ju, i bëj konsultën, bëjmë rezonancën dhe del që tumori ishtë shumë i madh dhe rreziku i një hemoragjie në sallën e operacionit ishte prezent.

Një rrezik i tillë, i cili mund t’i merrte dhe jetën. Gjithçka ishte e hapur, pacienti e dinte mirë situatën, familjarët e saj dhe ajo thonë: ‘Shiko unë mendoj që nëse është për të vdekur, le të vdes në duart e tua”. Kur pacienti të thotë këtë gjë dhe ma kanë thënë disa pacientë, mjeku vihet përpara një përgjegjësie të jashtëzakonshme, sepse di vështirësinë e operacionit, por ai shikon edhe ngulmimin e pacientin deri në fund. Kjo bën që mjeku edhe atë stepje që ka ta kalojë, të thotë në rregull, ne do futemi në këtë rrugëtim, i cili mund të jetë më keq se ferri. E futëm pacienten në operacion, ashtu si kundër tumori ishte shumë i madh dhe bëri një hemoragji nga masat e mëdhaja. Di që ekipi i aneztezistëve po bënte maksimumin, në një moment doktoreshë Marjeta më thotë: ‘Tensioni është katër me dy i pacientit’. Domethënë pacientin po e humbim. Unë të betohem që tensioni im vajti zero dhe nuk e di se si në ato momente arrita ta ruaja qetësinë dhe të luftonim bashkë me një ekip të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë. Shpëtoi dhe pas dy javësh vjen nga Kosova dhe unë akoma dridhesha”, rrëfeu mjekja./abcnews.al