Javën e kaluar, në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndarjen në grupe të 51 skuadrave përfaqësuese që do të marrin pjesë në kualifikueset për kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.
Shqipëria u shortua në grupin F, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë. Pas konsultave mes skuadrave të grupit dhe UEFA-s që zgjatën disa ditë është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të vajzave kuqezi.
Shqipëria do ta nisë këtë fushatë kualifikuesesh në shtëpi, më 16 shtator të këtij viti, ku do të presë Kosovën dhe do ta mbyllë në transfertën ndaj Norvegjisë më 6 shtator të vitit 2022.
Vlen të theksohet fakti se për herë të parë, Shqipëria është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, duke u renditur në vendin e 33-të dhe duke lënë pas shtete si Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi, Izraeli etj. / fshf.org
Kualifikueset e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”
16/09/2021 Shqipëri – Kosovë
21/09/2021 Belgjikë – Shqipëri
21/10/2021 Shqipëri – Armeni
26/10/2021 Poloni – Shqipëri
25/11/2021 Shqipëri – Norvegji
30/11/2021 Kosovë – Shqipëri
07/04/2022 Shqipëri – Belgjikë
12/04/2022 Armeni – Shqipëri
01/09/2022 Shqipëri – Poloni
06/09/2022 Norvegji – Shqipëri