Shkumbini triumfon në shtesa, gjakoset arbitri në Sopoti-Mirdita

schedule17:09 - 5 Maj, 2021

schedule 17:09 - 5 Maj, 2021

Shkumbini ia del të fitojë në Shënkoll dhe është edhe më afër kalimit në Kategorinë e Parë. Skuadra nga Peqini triumfoi 1-2 në transfertë. Vukaj kaloi vendasit në avantazh në minutën e dhjetë, por Nexha riktheu baraspeshën pas dy minutave.

Goli i fitores për ekipin udhëtues erdhi në minutat shtesë të ndeshjes, dhe atë e realizoi Ramazani. Vendi i parë në grupin A të Kategorisë së Dytë për Shkumbinin, që ndiqet nga Sopoti. Këta të fundit u përballën në shtëpi me Mirditën, por sfida u anulua.

 

Rezultatet e ndeshjeve të sotme

Në fushë ka pasur tension dhe dhunë ndaj arbitrave, që ka ndikuar në ndërprerjen e takimit. Sopoti po kryesonte 2-1, por gjithçka u ndal në minutën e 35-të. Klubi vendas ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se çfarë ndodhi:

 

Postimi i Sopotit

Arsyeja e anulimit të ndeshjes është pasi një lojtar i Mirditës goditi me grusht arbitrin e ndeshjes, duke e gjakosur atë“. Vendi i tretë në renditje për Tërbunin, që fitoi 1-3 kundër Adës së Velipojës. Cokaj (2x) dhe Gjoka shënuan golat e fitores për skuadrën pukjane.

 

Renditja e grupit A

Fitore jashtë fushe arriti edhe Luzi. 0-1 përfundoi ndeshja me Klosin, me Myslymin që vendosi sfidën falë golit të shënuar në limitet e pjesës së parë. Gramsh-Internacional ishte përballja me më shumë gola. Vendasit u treguan më të saktë dhe triumfuan 4-2.

 

Renditja e grupit B

Tre pikët edhe për Ilirinë. Ekipi nga Fushë Kruja fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Valbonës. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në takimin e grupit B mes Tepelenës dhe Memaliajt. Derbi u mbyll me fitoren 3-2 të Tepelenës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!