Akuzohet se tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren, zbardhet dëshmia: Pse shkuam te banesa

schedule11:24 - 5 Maj, 2021

schedule 11:24 - 5 Maj, 2021

LEZHE- Është zbardhur dëshmia e policit të arrestuar në Lezhë, i cili akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.

Sipas tij është e gjithë kjo ngjarje është e inskenuar. Ai ka shtuar se vajzën nuk e njeh dhe është ndalur për t’i ardhur në ndihmë për shkak se i kishte nxjerrë dorën për ta marrë në makinë.

Ndërkohë i pyetur për arsyen se pse kanë shkuar në një banesë ku e kanë kapur edhe kamerat e sigurisë, polici Kol Kola, është shprehur se një gjë e tillë i ishte kërkuar nga vetë vajza e mitur.

Kol Kola, efektivi i  ishull Lezhës u arrestua ditën djeshme nga SHÇBA pasi u akuzua nga një e mitur për ngacmim seksual./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!