Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“5 Maji”, Basha homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

schedule10:08 - 5 Maj, 2021

schedule 10:08 - 5 Maj, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për 5 Majin.

I shoqëruar nga përfaqësues të Partisë Demokratike Basha, ka vendosur lule në varrezat e Dëshmorëve.

Lexo edhe: Meta: Sot është dita e Qemal Stafës, lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut



Po sot kryetari i PD vendosi një kurore me  lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO si dhe në varrin e Dëshmores Zarife Hasanaj, rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në Letoni .

Gjithashtu Basha bëri homazhe edhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule ne varrin e Dëshmorit te Atdheut Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Më herët Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka përkujtuar Ditën e Dëshmorë nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , ku edhe  shpreh mirënjohjen dhe respektin për Dëshmorët e Atdheut të çdo epoke.

Lexo edhe: Edi Rama uron 5 Majin, poston foton e përmendores për “Dëshmorët e Atdheut”: Respekt përjetësisht

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama përkujtoi Ditën e Dëshmorëve nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shkruan “Respekt përjetësisht”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!