Kryetari i Partisë Konservatore, deputet në Kuvendin e Shqipërisë Kujtim Gjuzi, i cili nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit me argumentin se janë vjedhur, pasi mori vetëm 3 vota, përmes Facebook-ut falënderon ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë Duncan Norman, që kërkoi hetimin e parregullsive.
“Falenderim. Shkelqesi ambasador i MBE Z. Duncan Norman. Pranoni falenderimin tone per perkrahjen qe jepni ne ringritjen e shtetit te se drejtes ne Shqiperi vend aleat anetar i Aleances se Atlantikut te Veriut. Ju Faleminderit. Sinqerisht Dv. Deputet Kujtim GJUZI Kryetar “Partia Kombetare KONSERVATORE Albania” shkruan Gjuzi.
Pak ditë më parë, pasi uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë, ambasadori britanik inkurajoi gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara nga opozita në lidhje me procesin./ db/ Abcnews.al