Romelu Lukaku, sulmuesi Interit, ishte pjesë e emisionit “La Tribune” që transmetohet në RTBF dhe foli për atë që i ka dhënë titulli kampion që fitoi këtë sezon në Serie A.
“Shpresoj që të gjithë lojtarët e tjerë të kombëtares të fitojnë tituj, duke nisur me Courtois, Eden dhe Thorgan Hazard, Witsel, De Bruyne.
Fitimi i një titulli kampion bën që të fitoni përvojë dhe ju mundëson të kuptoni si mund ta fitoni një ndeshje. Ju jep atë mentalitetin ‘vrasës’, që e kisha humbur pak në karrierën time.
Kam hequr dorë shumë herë, pastaj thashë me vete: ‘mjaft, është koha për një ndryshim’. Për momentin jam i lumtur, pasi jemi kampionë. Tani jam i përqendruar te Kampionati Europian”, shprehet Lukaku.
Belgu në fund është pyetur edhe se kush është sulmuesi më i mirë në botë dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë temë. “Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë dhe nuk kam asnjë dilemë”. /abcnews.al