Një 44-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi ka dhunuar gruan e tij për xhelozi. Ai është Jani Goro nga Himara.
Sipas policisë, gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky person ka goditur me sende të forta një punonjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”./abcnews.al