Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili më 25 prill siguroi një vend një Kuvendin e ardhshëm është takuar ditën e sotme me shtabin e njësisë Voskop të Korçës.
Salianji ka shkruar në rrjetet sociale se Voskopi u bë blu pas shumë kohësh ndërsa shton se demokratët nuk dorëzohen.
“Me shtabin e njêsisë Voskop, Bashkia Korçë. E premtuam dhe e rikthyem Voskopin blu siç prej shumë kohësh nuk ishte falë sakrificës, kontributit dhe punës së palodhur!
Demokratët nuk dorëzohen, falenderime nga zemra”, shkruan Salianji./mv.abcnews.al