Regi Lushkja ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Laçi-Kukësi. Bardhezinjtë fituan 2-0 dhe mesfushori kavajas realizoi dy golat e suksesit të djemve të Shpëtim Duros. 24-vjeçari foli për Supersport pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“Të jemi realistë, disa ndeshje kanë qenë jo shumë të mira, sot kishte rëndësi vetëm marrja e tre pikëve. Unë kam luajtur në shumë pozicione, luaj aty ku të më vendosë trajneri. Sa i përket penalltisë, pata një bisedë të shkurtër me Mazrekajn.
Ai nuk ndihej shumë mirë dhe vendosa ta gjuaj unë. Protesta e lojtarëve të Kukësi? Unë di që ishte gol i rregullt. Nuk e di për çfarë po protestonin, pyeta edhe shokët e skuadrës për këtë gjë.
Golat? Në ndeshjen e fazës së dytë ndaj Kukësit dhashë tre asiste, ndërsa sot shënova dy gola. Rëndësi ka që ekipi të ecë para. Në fillim duhet të sigurojmë Europa League, më pas të tentojmë titullin, pse jo.
Në fund një koment për shiritin e kapitenit. Lushkja e nisi ndeshjen si kapiten, por ia dorëzoi shiritin Aleksander Iganjatovic në momentin që ky i fundit u fut në fushë. “Ia dorëzova atij, pasi ai është realisht kapiteni i parë“, përfundoi lojtari i Laçit. /abcnews.al