Si ta menaxhoni zemërimin tuaj me 3 hapa

schedule15:20 - 3 Maj, 2021

schedule 15:20 - 3 Maj, 2021

Shumicën e kohës, megjithëse zgjedhjet që bëjmë kur jemi të zemëruar mund të na mundojnë më vonë, nuk është e lehtë të lirohemi nga ky zakon.

Zemërimi mund të ketë fuqi, por ka mënyra të shëndetshme dhe jo të shëndetshme për ta trajtuar atë: nga lejimi i tij t’ju kontrollojë ju deri te menaxhimi në një mënyrë që ju ndihmon të zhvilloni një qëndrim më pozitiv.

Më poshtë abcnews.al ju ka sjellë 3 hapa që do ju ndihmojnë të menaxhoni stresin:

Hapi 1

Njihni grackat që keni përpara vetes. Jeta është e mbushur me momente të tilla. Duke njohur ekzistencën e tyre dhe duke përgatitur veten se ekziston mundësia që shpejt të bini viktimë e tyre, ju çliroheni nga stresi dhe nervat.

Hapi 2

Njihni nevojën tuaj për momentin kur jeni të zemëruar. Shtypja e një nevoje sjell emocione negative, ashtu si mungesa e respektit.

Hapi 3

Nevoja për të kënaqur nevojën tuaj të shtypur. Ndërsa zilja e telefonit bie, vogëlushi juaj qan, qeni ngatërrohet në këmbët tuaja dhe ushqimi digjet, merrni frymë thellë dhe vendosni përparësi. Dhe nëse është e nevojshme, lëreni ushqimin të digjet. Shëndeti juaj mendor është më i vlefshëm!/e.b-abcnews.al