Zbardhet kërkesa për shkarkimin e Metës e firmosur nga 50 deputetë: Shkeli rëndë Kushtetutën

schedule11:49 - 3 Maj, 2021

schedule 11:49 - 3 Maj, 2021

Partia Socialiste menjëherë pas zgjedhjeve ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra. Socialistët pretendojnë se Presidenti Meta ka kryer shkelje të Kushtetutës, para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërkohë kanë qenë 50 deputetë që kanë firmosur kërkesën që nisma për shkarkimin e Metës të futej në Kuvend, nga 35 që duhen gjithsej për të propozuar nisëm në Kuvend.

Ndërkohë që sot paradite u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u vendos që kërkesa të hyjë në kalendarin e punës së Kuvendit si dhe vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.

Në kërkesë thuhet se nisma vjen me qëllimin e sigurimit të besueshmërisë së popullit te roli i kreut të Shtetit si një nevojë e shteti të së Drejtës. Socialistët që kanë frimosur shprehen se janë të bindur se Presidenti Ilir Meta gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021 ka shkelur rëndë dhe në mënyrë flagrante Kushtetutën.

Më tej në dokumenti e siguruar nga ABC thuhet se Ilir Meta ka cënuar ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve tek roli i Presidentit dhe nuk e ka ushtruar detyrën e tij në përputhje me Kushtetutën.

Pjesë nga gjetjet në kërkesën e 50 deputetëve:

“Presidenti ka cënuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta dhe që ia ka veshur Presidentit të Republikës. Ky i fundit në vend që të ishte neutral, i paanshëm dhe i pavarur, ka nxitur konfliktin. Ai zhvilloi aktivitet partiak dhe tregoi anësinë e tij për opozitën e vendit.”

Me aktet e tij Presidenti Ilir Meta mbajti qartësisht anën e opozitës parlamentare pasi rezultoi nga daljet e tij publike. Presidenti mori përsipër të japë leksione demokracie që nuk ekzistojnë në asnjë vend demokratik.”

“Kjo situate pa diskutim që mund të përdoret nga subjektet politike për manovra që pengojnë zgjedhjet sipas interesave të ngushta partiake, të dëmtojnë interesin a përgjithshëm kombëtar dhe rrezikon krijimin e precedentëve të rrezikshëm për demokracinë, ku zgjedhjet e lira dhe periodike janë një nga themelet e mirëfunksionimit të saj. Me sjelljen e tij, mesazhet drejtuar publikut me qëllim përkrahjen e nxitjen e vetëgjyqësisë, të cilat në Elbasan çuan edhe në humbje jete, terrorit, aktet e dhunës në rrugët e vendit në prag të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Mesazhet dhe sjelljet e intimidimit të votuesve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, policisë, përfaqësuesve të misioneve diplomatik, çuan në cënimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me botën, dhe cënimin e marrëdhënieve të fqinjësisë se mirë në rajon. Këto mesazhe, sjellje dhe akte të përsëritura të Presidentit në abuzim, tejkalim dhe shkelje të kompetencave të njohura nga Kushtetuta konsistojnë në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit.
Cilat kanë denigruar dhe imazhin institucionit të Presidentit. Konseguencat e rënda të ardhura si rezultat direkt i këtyre shkeljeve, edhe në kuptim të vlerësimit të komisionit të posaçëm hetimor të shkarkimit të PR në vitin 2019, përbëjnë shkelje.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!