Gjatë punës për ndërtimin e një rrjeti ujësjellësi, zbulohen varre 2 mijëvjeçare te Muzeu i Tiranës

schedule08:41 - 3 Maj, 2021

schedule 08:41 - 3 Maj, 2021

Puna për ndërtimin e një rrjeti ujësjellësi pranë Muzeut të Tiranës ka nxjerr në pah disa mbetje arkeologjike në kryeqytet.

Nga gërmimet është zbuluar varri dy mijëvjeçare. Ndërkohë arkeologët kanë shkuar në vendin ku po kryhen punimet dhe po merren me elementët e këtyre gjetjeve.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, arkeologu i Institutit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Mariglen Meshini ka treguar se tashmë punimet kanë ndaluar.

Sipas tij, varri daton që nga shekulli i pestë dhe bashkë me vilën janë paskritiane. Në këtë mënyrë vihet re që Tirana ka shumë hapësirë.

Ishte një gjetje interesante se si kjo hapësirë në një periudhë të caktuar ishte përdorur si varrezë.

Në zonën ku ne aktualisht po gërmojnë ka të dhëna se në pjesën e banimit të kësaj vile dhe ne kemi arritur të zbulojmë disa elemente që vazhdojnë.

Bashkia nisi punimet, pasi punimet e infrastukturës nisin në zona arkeologjike apo jo. Dëmtimet në vendet që bashkia kishte filluar punimet nuk janë.

Përfitoj nga rasti që në atë zonë kemi punuar që kur kam qenë student, që nga viti 2006. E rëndësishme është që ne jemi duke kapur disa elementë që për fat të mirë nuk janë dëmtuar nga punimet.

Vila paskristiane dhe varri daton që nga shekulli i pestë. Është një vilë e përhershme që ka vazhduar goxha gjatë. Që do të thotë Tirana nën hapësirë ka shumë hapësirë”, tha Meshini./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!