Qeveria italiane ka miratuar një plan për ta bërë Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë vizitorëve të qëndrojnë aty ku galdiatorët luftuan dikur.
Firma italiane inxhinierike “Milan Ingegneria” fitoi kontratën 18.5 milionë euro për të hartuar dyshemenë. Dyshemeja pritet të përfundojë deri në vitin 2023.
Aktualisht, monumenti 2,000-vjeçar nuk ka dysheme. Ajo u hoq nga arkeologët në Shekullin 19, duke ekspozuar rrjetin nëntokësor të tuneleve ku mbaheshin gladiatorë dhe kafshë para se të fillonin sportet romake të gjakut.
Ky është hap tjetër përpara drejt rindërtimit të arenës, një projekt ambicioz që do të ndihmojë në ruajtjen e strukturave arkeologjike ndërsa kthehet në imazhin origjinal të Koloseut./abcnews.al