Kreu i mazhorancës Edi Rama dhe ai i opozitës Lulzim Basha janë përfshirë në replika përmes rrjeteve sociale tëitter dhe facebook, ku secili akuzon tjetrin për teatër dhe shfaqje bajate.
Kryeministri Rama përmes një postimi në Tuitter ka komentuar përmbajtjen e kamerave të sigurisë së komisariatit ku Emiljano Nuhu pretendon të jetë kërcënuar me armë në prezencë të Taulant Ballës. Për Kryeministrin Rama, jo vetëm Balla por as akuzuesi i këtij të fundit, Emiljano Nuhu nuk shfaqen në pamje.
Pjesë të telenovelës që vetë shkruan dhe vetë dirigjon e ka quajtur kryeopozitari Basha edhe këtë deklaratë të kryeministrit. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Basha akuzon shefin e ekzekutivit si dordolec të kriminelëve që e kontrollojnë dhe të cilët mbron. Unë as trembem dhe as shantazhohem sepse nuk jam peng i krimit, shkruan kryedemokrati Basha. Sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata do të përfundojnë atje ku e kanë vendin – përfundon kreu i selisë blu. /abcnews.al