Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u lirua përkohësisht nga Tribunali Special në Hagë për të vizituar të atin, i cili është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga momenti kur Veseli u pa në Kosovë, konkretisht në Mitrovicë. Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it./ Abcnews.al