Elvana Gjata ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun për të folur për albumin e saj më të fundit “Çelu”, por edhe për detaje përtej jetës artistike.
Gjatë bisedës, Elvana u gjend edhe përballë disa komenteve pikante që fansat e saj i kanë bërë nëpër rrjete sociale, e cila nuk ngurroi aspak për t’ju përgjigjur.
“E kjo ngeli duke vajtuar e shkreta”, ishte një ndër komentet që lexoi Elvana, e cila iu përgjigj kështu: “Gjithsecili me dramat e tij të lutem. Gjithsecili ka dramat e tij. Megjithatë, e rëndësishme është që të dish t’i kalosh. Të gjesh forcën brenda vetes dhe t’i kalosh”.
Edhe pse vendosi të mos jepte shumë komente për çfarë mund të vajtojë apo çfarë drama mund të ketë, Elvana diti si t’i kthente një përgjigje të mirë komentuesit.
Ndërsa një ndër pyetjet që i është bërë më shpesh nga fansat në rrjete sociale është kuptimi i fjalës “kunadhe”, që është edhe titulli I një ndër këngëve më të suksesshme të “Çelu”.
“Këtë pyetje ma bën kushdo. Kunadhaja është një kafshë, midis maces dhe dhelprës. Është një kafshë shumë dinake, shumë e shkathët, shumë e zgjuar dhe që ia del gjithmonë. Patjetër dhe shumë loznjare”, ka treguar Elvana Gjata. /abcnews.al