Marc Marquez u aksidentua sot në Jerez kur po mundohej të merrte një kthesë me 160 km/orë, me motorin e tij, që u shkatërrua plotësisht dhe të gjithë u frikësuan për shëndetin e pilotit.
Fatmirësisht gjendja e tij pas aksidentit u duk e mirë. Ai u transportua me motor deri afër bokseve dhe më pas eci pak në këmbë. DAZN i drejtoi mikrofonin dhe Marquez u shpreh: “Jam mirë, mirë. U frikësova”.
Pas kësaj ai i është nënshtruar disa ekzaminimeve dhe doktorët kanë parë vetëm shembje në pjesën e qafës dhe shpinës. Gjithsesi doktorët e kanë dërguar për të kryer rezonancën në spitalin e Jerez.
Gjithçka është për siguri sepse doktorët e cirkuitit të Jerez janë të bindur se gjendja e Marquez është e mirë dhe nuk ka asnjë problem që do e mbajë jashtë garës së nesërme. /abcnews.al