Më shumë se 100 persona u shpëtuan në detin Mesdhe nëpërmjet dy operacioneve shpëtimi, një nga një organizatë bamirëse për emigrantët dhe operacioni tjetër nga marina italiane.
Anija “Sea-Watch” shpëtoi gati 80 persona, midis të cilëve 11 gra dhe një fëmijë. Në një mision të veçantë, marina italiane tha të premten se shpëtoi rreth 50 njerëz në një gomone që lundronte në veri të kryeqytetit libian Tripoli.
⭕ 2nd rescue of the #SeaWatch4
Another 77 people were rescued this morning. The people, including 11 women and a baby, were evacuated from their rubber boat by our fast rescue boats. We now have a total of 121 guests on board who are being cared for by our crew. pic.twitter.com/DtEWYSeHF3
— Sea-Watch International (@seawatch_intl) April 30, 2021
Pse migrantët udhëtojnë përtej Mesdheut?
Sipas OKB, rreth 480 njerëz kanë humbur jetën në Mesdheun qendror këtë vit. Emigrantët po largohen nga Libia dhe vendet e tjera afrikane, duke kërkuar mundësi më të mira ekonomike në Europë.
Agjencia e OKB për fëmijë UNICEF tha të premten se fëmijët dhe të miturit e pashoqëruar shpesh përpiqen të udhëtojnë përtej Mesdheut. Sipas agjencisë, rreth 65,000 emigrantë të mitur jetojnë në Libi , të cilët shpesh kërcënohen dhe shfrytëzohen nga trafikantët./abcnews.al

