U bë deputet, demokrati: Falenderoj Bashën, nuk e prisnim këtë rezultat, por e dha mesazhin

schedule22:05 - 30 Prill, 2021

schedule 22:05 - 30 Prill, 2021

Zef Hila do të jetë në Kuvend në shtator si deputet i PD-së i dalë nga qarku i Shkodrës nga zgjedhjet e 25 Prillit. E ndërsa pranon humbjen përballë Edi Ramës, Hila shprehet se rezultati, edhe pse jo ai që prisnin ka dhënë mesazhin, se ka njerëz të mirë që e duan ndryshimin, punën dhe vendin e tyre.

“Të nderuar banorë te Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut Shkodër dua t’ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve, ju që ju kam takuar dhe kam komunikuar drejtëpërdrejtë, por edhe të gjithë ju që nuk kam mundur t’ju takoj, duke ju shprehur mirënjohjen time, për kohën, përkushtimin, mikëpritjen, bashkëbisedimin, besimin, dhe mbështetjen tuaj!

Ështe një detyrim për mua ndaj jush, banorëve të Qarkut Shkodër, e në mënyrë të veçantë ndaj atyre që më kanë mbështetur, e vlerësuar, që eksperiencën time politike prej kaq vitesh, ta vë në shërbim të kësaj detyre të re, si përfaqësues i juaji në Kuvendin e Shqipërisë.

Falenderoj Partinë Demokratike dega Vau Dejës Kryetarin z. Lulzim Basha, dhe të gjithe strukturat në bazë që propozuan kandidaturën time dhe më mbështetën fort.

Falenderoj gjithë bashkëpunetorët e mi të ngushtë, strukturat e Partisë Demokratike, Lidhjen Demokratike të Gruas, dhe Forumin Rinor të Partisë Demokratike Dega Vau Dejës, të gjithë miqtë e dashamirësit e mi, që më kanë qëndruar afër gjatë të gjithë fushatës, në takime e prezantime, e më kanë dhënë forcë e besim se do t’ia dalim.

Rezultati, edhe pse jo ai që prisnim, ka dhënë mesazhin, se ka njerëz të mirë që e duan ndryshimin, punën dhe vendin e tyre” shkruan Zef Hila./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!