Deputetët përplasen në Komisionin e Sigurisë

schedule14:19 - 7 Nëntor, 2017

schedule 14:19 - 7 Nëntor, 2017

Gjatë komisionit të sigurisë përplasja mes deputetëve ka kaluar cakun, të paktën për njërin prej tyre. Bëhet fjalë për Ervin Salianjin i cili menjëherë pas largimit të opozitës nga salla, ka denoncuar fjalorin e përdorur nga kolegu Pjerin Ndreu.

Në përfundim të mbledhjes së komisionit ishte Ervin Salianji ai që zbardhi përplasjen në komision.

Nga qesharak në delirant. Të tillë e quan në reagimin e tij në Facebook anëtari socialist Pjerin Ndreu, kolegun Salianji.

Prej mbi një jave situata në komisionet parlamentare është jashtë normales. Opozita largohet nga mbledhjet me arsyetimin se situate në vend është anormale ndërsa mazhoranca e etiketon largimin e opozitës si urdhër politik dhe vijon miratimin e njëanshëm të rendit të ditës./abcnews

 

https://youtu.be/s4NI-MBPqXo