Talenti 9-vjeçar i spektrit autik Jamarbër Hoxha, emocionet e para për botimin e librit të tij të parë, i shkarkoi në studion e ABC e Mëngjesit dhe këtë e evidenton edhe më pas në ambientet e kalasë së Tiranës ku prezantoi poezitë e tij.
“Më 30 prill unë dola te ABC dhe tani kisha dalë mjaft duke treguar që ky libri ishte më i bukuri që unë botova dhe ua solla të gjithëve. Tani që u shtua në botën e librave poetikë, si Camaj, Kadare, Agolli.”
Edmond Tupe, pasi e vë theksin tek dhurimi i dashurisë për këta fëmijë ndryshe, e cilëson shembull pozitiv djaloshin 9-vjecar, ku shkrimi sipas Tupes i jep mundësi të shpreh emocionet e tij.
“Këta fëmijë kanë kryesisht dhe sidomos nevojën për dashuri. Të shkruarit, sidomos kur ke talent është terapi.”
Poezitë e interpretuara nga aktori prekin të pranishmit.
Libri me poezi “Lulkuqe” është i veçantë dhe prekës, pasi Jmarbër përshkruan ndjesitë e tij për prindërit , për veten dhe reagimin e shoqërisë përballë tij. sb/abcnews.al/