Ori Nebijaj ka publikuar së fundmi një video në të cilën duket se po drekon me ekipin e saj për këto zgjedhje parlamentare. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Nebijaj mori 5,599 vota dhe nuk arriti që të zgjidhej deputete duke thyer herësin.
Ajo ishte numri 18 në listën e Tiranës, ndërsa demokratët fituan 15 mandate në kryeqytet.
Bashkë me videon, Ori Nebijaj shkruan: “Grupi im personal i ruajtjes së votës personale.”
Nebiaj ishte një ndër risitë e kësaj fushate, jo vetëm për stilin me të cilin e realizoi, por edhe qasjen e saj ndaj liderit demokrat Lulzim Basha. Ori i kërkoi Bashës dorëheqjen nëse do të humbiste zgjedhjet edhe pse ishte e bindur që demokratët do të fitonin. sb/abcnews.al/