Brdaric: Në Shkodër të çmendur pas Gjermanisë, sfidë puna ime te Vllaznia

schedule10:58 - 30 Prill, 2021

schedule 10:58 - 30 Prill, 2021

Thomas Brdaric po zhvillon një punë shumë të mirë te Vllaznia. Trajneri gjermano-kroat ia ka dalë të rikthejë kuqeblutë pas shumë vitesh në finalen e Kupës së Shqipërisë (do të diskutojë trofeun me Skënderbeun), teksa po garon edhe për titullin kampion.

Ekipi i Brdaric luan një futboll të bukur dhe ka rikthyer entuziazmin në qytetin më të madh verior. Në një rrëfim për tlz.de, 46-vjeçari prek disa tema të ndryshme, si kushtet dhe jeta në Shqipëri, objektivi titull dhe trajnerët që e frymëzojnë.

Kemi mangësi në kushtet e stërvitjes. Disa stadiume, si yni dhe ai i Tiranës,  janë të krahasueshme me ata në Gjermani. Gjithsesi, ka edhe disa gjëra që të bëjnë të ndihesh sikur je në një botë tjetër. Ndonjëherë duhet të marrësh rrugë të pakëndshme për të ecur përpara. Puna ime këtu është një sfidë, por një gjë e tillë më jep forcë.

Entuziazmi dhe dëshira më bëjnë të rris rendimentin dhe vullnetin tim në maksimum. Jam i lumtur që isha në gjendje të gjendje të shtoj shpirtin luftarak brenda lojtarëve. Vllaznia si në një trampolinë për të gjithë ne, për të arritur sa më lart dhe për të shkuar në liga më të mëdha.

 

Shkodranët duke festuar

E ndiej veten si në Gjermani sa i përket tifozllëkut që bëhet këtu. Futbolli gjerman është shumë i adhuruar nga tifozët tanë. Shkodra është landi i 17-të gjerman… Njerëzit janë të çmendur pas kombëtares gjermane. Tomas Muller dhe Manuel Neuer janë heronj këtu.

Kush më frymëzon? Unë kam zhvilluar stilin tim, por jam gjithmonë i hapur për përmirësim. Kam pasur mësues të aftë si Ralf Rangnick dhe Christoph Daum. Tani po studio Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolën, më frymëzojnë të dy.

Marrëdhënia me Tim? Aspak e vështirë. I drejtohem atij si çdo lojtari tjetër. Në stërvitje e injoroj plotësisht faktin se ai është djali im. Tim është një lojtar i perspektivës, të cilin ende duhet ta prezantojmë në futbollin profesionist. Mundohem të jem një mbështetje për të në mënyrë që ai të arrijë qëllimet e tij“, deklaron Brdaric, i cili e mbyll rrëfimin e tij me stilin e jetës në Shkodër.

Në mbrëmje ne ulemi në shtëpi dhe shikojmë futboll ndërkombëtar, natyrisht ndeshjet e Bundesligës. Po e shijojmë natyrën e mrekullueshme. Më pëlqen të ulem në restorante në liqenin e Shkodrës për të konsumuar peshk të freskët. Kam mësuar të jetoj me kujdes, një mësim që kam marrë nga karriera ime si profesionist“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!