Manastirliu poston foton e ëmbël nga materniteti “Koço Gliozheni”, vijnë në jetë trinjakët

schedule09:12 - 30 Prill, 2021

schedule 09:12 - 30 Prill, 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mëngjesin e kësaj të premtje ndau sot lajmin e mirë për lindjen e trinjakëve në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden ??? shëndosh e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”, ju uroj një ditë të mbarë?“shkruan Manastirliu.

Trinjakët përfitojnë menjëherë 360 000 lekë të reja bonus. Politika sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 për fëmijën e dytë dhe 120 000 për fëmijën e tretë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!