Luis Suarez ishte shumë pranë kalimit te Juventusi në verë, por te bardhezinjtë nuk kishte vend për një tjetër lojtar ekstra-komunitar. Drejtuesit e bardhezinjve bënë përpjekje maksimale që të gjenin një zgjidhje dhe tentuan ta pajisin sulmuesin uruguaian me pasaportë italiane.
Mediat përtej Adriatikut zbuluan më pas ndërhyrjet e bëra dhe testin e pavlerë për Suarez, i cili i kishte marrë më parë përgjigjet e testit për gjuhën italiane. Ajo çështje po zbërthehet, teksa janë zbuluar nga “Corriere della Sera” mesazhe të shumta të këmbyera.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, kishte shkëmbyer disa mesazhe në Whatssap me Sekretarin e Përgjithshëm të klubit, Maurizio Lombardo. Atëherë ishin hapat e parë dhe Juventusi po tentonte të merrte informacion në prefekturën e Torinos për marrjen e pasaportës.
Lombardo i kishte shkruar Paraticit: “Prefektura më konfirmoi se nuk mund të më priste sot. Dina po përpiqet ta rregullojë për nesër në mëngjes”. Drejtori i Juventusit nuk e kishte pritur aspak mirë diccka të tillë.
“Dreqi e marrtë, jemi Juventusi dhe prefektura nuk do të na pranojë”, i është përgjigjur Paratici, ndërkohë që janë zbuluar shumë mesazhe të tij, edhe me miken e tij të hershme, Paola De Micheli, asokohe Ministre Transporti. /abcnews.al