Një shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në Itali. Bëhet fjalë për Flamur Alsela, 50 vjeç, i cili punonte në një kantierin e ndërtimit të qendrës së re të shpërndarjes së kompanisë Amazon në Provincën e Alesandrisë.
50 vjeçari shqiptar Flamur Alsela humbi jetën pas shkëputjes së një pllake metalike të pavendosur mirë, e cila shkaktoi shembjen e të gjithë strukturës. 50-vjeçari shqiptar jetonte në Chiari dhe ishte përgjegjës në kompaninë e ndërtimit për të cilën punonte, raportojnë mediat italiane.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë punëtorë të tjerë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
“Mendimet tona dhe ngushëllimet e përzemërta për familjet e punëtorëve të përfshirë”, ishte ngushëllimi i Amazon vetëm disa orë pas tragjedisë. E.L/abcnew.al/